Berisha: Për të mbuluar parlamentin e karteleve të drogës
Rama nxorri nga qelia Erion Veliajn
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se veprimet e kryeministrit Edi Rama, përfshirë nxjerrjen nga burgu e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë pjesë e një manovre për të shpërqendruar opinionin publik nga situata e krijuar në parlament.
Berisha theksoi se opozita mbetet e përqendruar në betejën për rikthimin e votës së lirë dhe të drejtën e fjalës së lirë të shqiptarëve, duke paralajmëruar se manipulimet mediatike dhe çdo përpjekje për të mbuluar korrupsionin dhe krimin brenda institucioneve nuk do të ndryshojnë fokusin e saj.
Ai vuri në dukje rëndësinë e qëndrueshmërisë së opozitës në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit ligjor, duke theksuar se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për tentativat për të deformuar realitetin politik.
Opozita proteston rreth foltores! Parlamenti miraton komisionin për verifikimin e mandateve, ja kur do të vijojë seanca
Parlamenti ka miratuar pak momente më parë komisionin për verifikimin e mandateve me votat e mazhorancës, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike protestuan rreth foltores ku ndodhej kryedemokrati Sali Berisha.
Deputetët e PD mbajtën lart pankarta me mesazhe politike dhe denoncuese, ndërsa drejtuesi i seancës së sotme, Vasil Llajo i PS vijoi procedurën.
Debati në Kuvend:
Llajo: Kuvendi ngre një komision të përkohshëm për verifikimin e madateve. Komisioni përbëhet nga 9 anëtarë. 6 emra janë nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.
Kryedemokrati Sali Berisha: Nuk lexoi emrat e Bajrit, Pëllumb Gjokës, nuk lexoj emrat e deputetëve të vërtetë të Partisë së krimit, të PS. Lexoi Lubi Ballukun…
Llajo: Ju lutem doktor Berisha, të respektojmë rregulloren. Protokolli i sotshëm përmban vetëm propozimet për emrat.
Më pas zoti Llajo iu drjtua mazhorancës, të cilës i kërkoi të propozonte emrat e vet.
Balla: Në emr të Grupit Parlamentar të PS-së propozoj Milva Ikonomi, Olsi Komici, Aulona Bylukbahsi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla.
Mazhoranca votoi pro emrave dhe zoti Llajo miratoi Komisionin e Përkohshëm për verifikimin e mandateve. Pas tensioneve seanca u mbyll për të rifilluar pasditen e sotme në orën 17:00.
Sakaq, seanca e sotme do të vijojë në orën 17:00 ku pritet që deputetët e rinj të Parlamentit të betohen dhe të marrin detyrën zyrtarisht.
Pjesë nga deklarata:
Tani të gjitha vendimet do të bëhen të ditura, por e kam thënë dhe e them se, me Edi Ramën zgjedhje nuk ka kurrë të lira…
Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë por nuk mund të them asgjë se cili do jetë qëndrimi.
Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, mund t’i bojkotonim zgjedhjet e përgjithshme, nuk kishim asnjë kusht, por në përpjekjen e betejës bojkoti, është edhe ajo një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë…
Shikoni çfarë ndodh. Edi Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në parlamentin e karteleve të drogës, në parlamentin e krimit dhe korrupsionit, nxorri përsëri nga qelia Erion Veliajn dhe do të tërheqë mediat me problemin e bashkisë së Tiranës dhe Veliajt dhe përmallimin e madh të Ogertës.
A e patë ju se si u shkri në dënesë Ogerta kur mori vesh lajmin se do të kandidohet. Mos u udhëhiqni nga gjëra të tilla se janë krejtësisht, janë shashka mediatike.
Janë shashka për mediat dhe opozitën, ndaj ne do të mbajmë drejtimin tonë kryesor, betejën për rikthimin e votës së lirë, fjalës së lirë të shqiptarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


