Berisha përshëndet vendimin e LDK-së për Vjosa Osmanin
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, përshëndet vendimin e LDK-së për të zgjedhur Vjosa Osmanin si presidente e Kosovës. Berisha vlerëson kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në Facebook, në të cilin shkruan: “Nje pershendetje per LDK dhe vendimin e saj!
Miq, Kryetari i LDK, z. Lumir Abdixhiku deklaroi publikisht se Kryesia e LDK ne nje akt ne vleresimin tim ne interesin me te mire te Kosoves, ka vendosur me shumice absolute votash ti mundesoje parlamentit te vendit zgjedhjen e zonjes Vjosa Osmani presidente e Kosoves. Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe pershendes nga zemra kryetarin e LDK, z. Abdixhiku dhe kryesine e kesaj partie per kete vendim largpames, konstruktiv dhe burreror e ne respekt te plote te vullnetit te qytetareve dhe interesave me te mira te Kosoves. sb”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



