E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!
Lajme

Berisha premton: Do përgjysmojnë taksat për naftën!

Çmimet do jenë plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Në fjalën e tij, Berisha ka paraqitur zotimin e Partisë Demokratike për të ndryshuar politikat e çmimeve të naftës në Shqipëri. Ai ka garantuar se çmimi i naftës në Shqipëri do të rregullohet në mënyrë që të mos ketë variacione të mëdha në krahasim me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vendet që nuk prodhojnë naftë. Berisha ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të çmimeve nga qeveria, duke e cilësuar atë si një formë spekulimi të dëmshëm për qytetarët.

Ai ka premtuar uljen drastike të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe rishpërndarjen e të ardhurave në mënyrë më të ndershme, duke theksuar se kjo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe do t’i japë shqiptarëve përfitime të drejta. K

FJALA E BERISHËS:

Tani, ku qëndrojmë ne?
Cili është zotimi ynë?
Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 përqind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë. 
Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 përqind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët.
Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime. 
Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet.
Nafta është energji dhe energjia është zhvillim.
Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.
Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës.
Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.