E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha prezanton paketën fiskale për biznesin: Do ketë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw
Lajme

Berisha prezanton paketën fiskale për biznesin: Do ketë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se në 100 ditët e para të qeverisë së ardhshme, nëse PD fiton zgjedhjet, do të jetë rikthimi i taksës së sheshtë.

Berisha tha gjithashtu se do të ulet çmimi i energjisë elektrike për bizneset në 6 lekë/kilovati.

Sali Berisha: 100 ditët e para do të instalohet krahas paketës së dhembshurisë me të cilën nxjerrim Shqipërinë nga varfëria ekstreme, do të instalohet kuadri ligjor për krijimin e klimës më miqësore për biznesin që ka ekzistuar ndonjëherë.

Ne e shpallëm, Made in Albania do të jetë krenaria jonë kombëtare. Biznesi dhe sipërmarrësi i njeh shumë mirë potencialet dhe mineralet e këtij vendi. Do të jetë paketa fiskale me taksën e sheshtë, do të ulet çmimi i energjisë në 6 lekë për kilovat, pra pjesëtim me tre, do të jetë nxitja e madhe e projekteve madhështore në fushën e energjisë solare, energjisë diellore, energjisë ujore. Do të jetë tërheqja e kompanive të mëdha të eksplorimit, shfryutëzimit, përpunimit të mineraleve në Shqipëri. Do të jetë Shqipëria e inteligjencës articificiale, e kriptomonedhave, e internet 3. Tre muajt e parë hedhim baza të forta ligjore për të gjitha këto projekte. Kam bindje se ju dhe kolegët tuaj amerikanë do të vijnë me kënaqësi të investojnë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.