E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha publikon mesazhin: Kryeministri u mbajt 90 minuta në aeroportin e New York-ut
Lajme

Berisha publikon mesazhin: Kryeministri u mbajt 90 minuta në aeroportin e New York-ut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që pretendon se kryeministri Edi Rama u mbajt për 90 minuta në aeroportin e New Yorkut në SHBA.

Në mesazhin e qytetarit, të publikuar nga Berisha në Facebook, thuhet se vonesa kishte lidhje me hetimin për çështjen “McGonigal”.

Gjithashtu në këtë mesazh të publikuar nga ish-kryeministri, thuhet se Rama doli i nxirë pas vonesës në aeroport, çka sipas tij tregonte vështirësitë që kishte kaluar kreu i qeverisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pse u mbajt Rama 90 minuta në JFK dhe doli i nxirë sterrë?!

Të dashur miq!

Burimi thotë: Rama u vonua 90 minuta për shkaqe misterioze në aeroportin JFK të New Yorkut ditën e hyrjes në SHBA. Vonesa sipas atyre që e pritën nuk kishte asnjë arsye të qartë, por duket se ishte një seancë me hetues të SHBA. Rama doli nga aeroporti i nxirë!

📩 Lexoni mesazhin e qytetarit digjital.

Doktor përshëndetj, jame nje nfa ata qe pritem me limuzine Edi Ramen ne aeropirt, pritja per shkaqe misterioze u zgjat rreth një orë e 30 minuta dhe nuk na u tha asnje fjale pse është vonuar dhe në dalje ka qenë i nxirrë sterre në fytyrë. E moren ne pyetje per aferen Mc Gonigal si bashkfajtor apo çfar ndodhi mbeti enigme. Por ne ambasade beri pershtypje shume fakti qe ne selline e OKB per Ramen mungonin jo vetem ftesat, takimet bilaterale por edhe fotot e çastit apo shterngimet e duarve. Kjo ngjalli shqetesim te madhe tek gazetaret puthadore e lepires te llojt Balla-Çorapja te cilet kishin ardhe te lajmonin dhe trillonin lajme per padronin e tyre.

Rama ishte i vetmi lider nga rajoni qe nukpari asnjë takim blaterak perveçse me Juri Kim, takim te cilin mediat e tij e censurian. Ai kishte njoftuar se te enjten ne darke do ishte ne parlament por takimi u shty pa asnje shpjegim. Fuga hapte lajme se Rama kishte takim ne Washington. Por ne fakt duket se vonesa kishte lidhje me hetimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.