E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha publikon videon dhe iu jep mesazhin demokratëve: 1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush
Lajme

Berisha publikon videon dhe iu jep mesazhin demokratëve: 1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush

“Lufta” mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe SHBA-ve po bëhet gjithmonë dhe më e “zjarrtë” pas deklaratës së ambasadores Yuri Kim, e cila në fjalën e saj la të nënkuptohej se kërkoi nga kryedemokrati Basha që ta largonte ish-kryeministrin nga grupi parlamentar në legjislaturën e re në shtator.

Por Berisha iu përgjigj menjëherë ambasadores Kim, duke i kërkuar që të kërkonte falje para demokratëve për deklaratën e saj, teksa shtoi se do të vijonte misionin e tij në parlament pasi mandatin ia kishin dhënë qytetarët.

Ditën e sotme Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga betimi i tij solemn para demokratëve, duke treguar që nuk do të shkëputet nga Partia Demokratike, pavarësisht kërkesës së ambasadores.

“1000 të mbeten, do të mbetem njëri prej jush. Sikur 100 të mbeten, do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbetet, do jem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike! Zoti i bekoftë demokratët”, dëgjohet të thotë Berisha në video.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.