E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama dhe familjarët e tij qëndrojnë pas krye-aferës së vjedhjes publike në tokën e Kishës Ortodokse
Lajme

Berisha: Rama dhe familjarët e tij qëndrojnë pas krye-aferës së vjedhjes publike në tokën e Kishës Ortodokse

Plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Orthodokse

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se përmes fakteve, tregohet se kush është pronari real, zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë.

Sipas Berishës, edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë me qëllimin e vetëm, plaçkitjen e tokës së Kishës.

Falënderoj z. Maho për investigimin tejet të thelluar, të krye-aferës së vjedhjes së tokave publike dhe të kishës, direkt nga Edi Rama dhe familjarët e tij, direkt.

Siç e shihni, janë gjetur prova të pakundërshtueshme se Edi Rama ka lidhje me atë pronë, aq sa mund të ketë Tërmet Peçi, se më erdhi në mendje emri i tij. Aq sa mund të ketë, marrim një tjetër të tyre, asnjë lidhje, asnjë gjë nuk faktohet. Faktohet një vjedhje e tmerrshme e mirëfillitë e tokës, nga njeriu që thotë nuk është e imja, por është e mamasë.

Keni dëgjuar ndonjëherë ju këtë. Edhe në Kod Civil, edhe mamaja ta shkruaj se, nuk është e tij, e drejta civile i njihet atij si trashëgimi dhe ka 6 vite që e mban në sirtar Sadushi i partisë, vetëm e vetëm se ajo është e mbushur me falsitete që rrëzojnë tërësisht grabitjen e 224 mijë metër katrorë, tokë troje turistike.

Falënderoj shumë Armandon për gjithë këtë dokumentacion, ku faktohet se kush është pronari real, faktohet shumë qartë zinxhiri i falsifikimeve të datave, dokumenteve e me radhë, dhe mos harroni del qartë se, pse Fredi Beleri i cili e dinte se toka, është e kishës dhe toka tjetër nuk kishte lidhje me Kolekët, aq sa kishte me atë tjetrin.

Pra, pse u arrestua dhe bëri 1 vit e gjysëm burg Fredi Beleri, vetëm e vetëm për të plaçkitur atë tokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.