E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama një bastard politik
Flash

Berisha: Rama një bastard politik

ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në  një dalje për mediat reagoi për rezolutën kushtuar Shqipërisë. Sipas tij këto rezoluta paraqesin realitetin dramatik të vendit tonë, përballë regjimit që ai e cilëson narko-shtet.

“Një ngjarje e re ka ndodhur në denoncimin e narkoshtetit, regjimit që ka shënuar zgjedhje në një farsë elektorale. Është një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit. Dje në Washington në forumin e Bashkimit Demokrat ndërkombëtar, forum që bashkon rreth 80 parti politike t djathta, de facto u hiqet nga partia republikane shteteve të bashkuara që përfshin unionin bashkimin demokrat Kristian të Gjermanisë dhe të gjitha forcat e tjera politike të qendrës së djathtë në europë dhe botë, kanë votuar në unanimitet të plotë, pas asnjë vërejtje rezolutën kushtuar Shqipërisë, . rezolutë që shënon dokumentin e 7 në të cilën forcat politike të qendrës së djathtë kanë shprehur mbështetje për opozitën dhe popullin shqiptar , në këtë diktaturë autoritare. Nga tetori i vitit 2024 forumet apo organizatat e politike të qendrës së djathtë në Europë dhe botë kanë votuar 7 rezoluta, ku 2 janë të partisë Popullore europiane, tre janë të internacionales demokrate të qendrës. Të gjitha këto faktojnë para të gjithë partive politike realitetin dramatik të Shqipërisë nën regjimin e Ramës. Këto rezoluta janë mbështetje për opozitën shqiptare që përballet çdo ditë me regjimin e bazuar mbi drogën. Janë një mbështetje për popullin shqiptar që përjeton ditët më të vështira, shtypjen e pluralizmin. Në Shqipërinë vogël që dikur Enver Hoxha e quante shtylla e pamposhtur të socializmit, një bastard politik, Edi Rama ndërtoi kështjellën e drogës, krimit dhe të vjedhjes së shqiptarëve”, tha ai.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.