E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë ligjore
Lajme

Berisha: Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë ligjore

Edhe në Hënë po të shkojë, do merret dhe do sillet para drejtësisê

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Rama nuk mund ti shpëtojë dot përgjegjësisë ligjore si në rastin e aferës së inceneratorëve, por edhe në rastin e projektit të Portit të Durrësit.

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se edhe në hënë po të shkojë, do merret dhe do sillet para drejtësisë.

“Ai e din çfarë e pret për djegësat. E ka firmën tek kontrata. Aty nuk ka gjë në botë që e shpëton, por edhe këtu nuk e shpëton. Kjo është marrëveshje ekonomike. Aty nuk e ka firmosur Emiri. Aty ka firmosur një ministër edhe këtu duhet ta firmoste një ministër, por këtu e ka firmosur vetë Rama.  Pavarësisht që e ka ratifikuar, e ka bërë edhe këtë me procedurë të përshpejtuar. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurt përgjegjësinë ligjore, edhe në hënë po të shkojë do merret dhe do sillet para drejtësisë”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me vendimin e gjykatës për Partinë Demokratike, ai u shpreh se ai vendim është i qartë dhe që e regjistron PD, por po mbahet peng nga Rama.

“Pas 6 marsit ka një vendim gjykate që e mban peng Rama. Ne kemi punë me Edi Ramën, këtë armik dhe ne do përballemi me të. Gjykata e ka dhënë vendimin. Në kundërshtim me çdo rregull, përmes hanxharëve të vettingut dhe nuk lejon regjistrimin. Ne nuk mund të bëhemi naivë. Gjithçka është e përcaktuar nga Rama.

Ai vendim është në fuqi dhe të çon automatikisht në regjistrim. Por këto janë vepra të Ramës. Ka vetëm një rrugë, përballja me këtë armik që kërkon të zhdukë pluralizimi. A do pranojmë ne të shuhemi, jo absolutisht”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.