E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama po merr 100 milionë euro kredi për djegsat
Politikë

Berisha: Rama po merr 100 milionë euro kredi për djegsat

Ish kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë zbuluar kreun e qeverisë, Edi Rama.

Gjatë deklaratës për mediat, Berisha bëri me dije se rama po merr një kredi prej 100 milionë eurosh për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.

Berisha është shprehur se dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë dhe pasi qeveria ka vjedhur 200 milionë me djegësat, po detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilën qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian.

“Asnjë njeri nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se SKAP-i i partisë është jashtë çdo lloj mundësie që të kafshojë krerët e partisë të zhytur deri në vesh në aferën e djegësave.

Në këtë kontekst, do ishte e pafalshme për qytetarët, që përmbushjen e detyrave ta kërkojnë nga institucionet e kapura nga Edi Rama.

Dua të informoj se pasi kanë vjedhur mbi 200 milionë euro me djegësat, të cilët nuk ekzistojnë, Edi Rama po merr një kredi mbi 100 milionë euro, pikërisht për t’u rikthyer aty ku ishin në vitin 2013, te strategjia me landfille- veçim dhe riciklim.

Kur mediat publikuan këtë lajm, si një gënjeshtar ordiner, Edi Rama e quajti akt i një të marri, publikimin.

Por dokumentet faktojnë se kjo është një e vërtetë, dhe ne do njohim publikun që tregojnë se pasi kanë vjedhur 200 milionë me djegësat, detyrohen të kthehen te ajo strategji, të cilin qeveria e mëparshme e hartoi me 4 milionë euro mbështetje nga Komisioni Europian, dhe Edi Rama e dogjoi në mënyrë antiligjore me djegësat e tij që nuk ekzistojnë”, tha Berisha. 

Ish kryeministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen kundër Ramës dhe qeverisë pasi nuk po ndalen me vjedhjet e përsëritura. 

“U bëj thirrje qytetarëve që të ngrihemi ndaj këtij njeriu që nuk njeh normë, ligj, moral dhe nuk ndalet para vjedhjeve të përsëritura të pasurive të tyre”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.