E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha reagon pas deklaratave të Bashës, ja komenti për kandidatët e kryedemokratit në zgjedhje
Lajme

Berisha reagon pas deklaratave të Bashës, ja komenti për kandidatët e kryedemokratit në zgjedhje

Sali Berisha ka reaguar një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Basha i cili u shpreh se ish-kryeministri sulmoi Partinë Demokratike për Ilir Metën.

Gjatë një prononcimi për mediat Berisha u shpreh: “A mund t’i përgjigjesh njeriut që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?! Ju servir ju, jo 7 x 7 bëjnë 42, por po u server 19958 për 5004. Njeriu që jeton si i rrethuar si në bunker. Nuk mund të ketë përgjigje për këtë njeri!”.

I pyetur nëse ka një koment për kandidatët e propozuar nga Basha për zgjedhjet e 6 marsit, Berisha u përgjigj: “Komente personale për ta nuk kam, kam komentin e përgjithshëm që ata janë kandidatët e Lul Bravës dhe nuk kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e PD sot kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyerit dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush tre ditë më parë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.