E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha reagon për incidentin gjatë aktivitetit të Ramës: Shëndetësia më keq se në kohën e Enver Hoxhës
Publik News

Berisha reagon për incidentin gjatë aktivitetit të Ramës: Shëndetësia më keq se në kohën e Enver Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha nga konferenca “Sfida dhe vizione ne shëndetësi” komentoi incidentin e ndodhur ditën e djeshme në pallatin e kongreseve, gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

berisha

Ish-kryeministri Berisha tha se ai ishqte një akt i shëmtuar dhe më atë që ka bërë dje Rama ka rrahur çdo student shqiptar, vetëm se ai tha një të vërtetë.“Një akt i shëmtuar, i them këtij se ke vrarë çdo student shqiptar, me atë që ke bërë në sallën e diplomimit. Ai tha një të vërtetë dhe ky fut roje dhe e rrahu studentin në sallë. Kërkoj ndjesë se ishte pak dhe jashtë teme, por e vërteta është që kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i mjekësisë së vërtetë shqiptare është Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Më tej ish-kryeministri ngriti alarmin se Shqipëria për nga numri i mjekëve është më keq se në kohën e Enver Hoxhës.

“Sot Shqipëria në numrin e mjekëve për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se ia kanë mbyllë sytë koncesionet. Sot bëhet fjalë në vendet e zhvilluara për një mjek në 300 banorë, kurse Shqipëria po shkon në një mjek në 1200 banorë me gjithë fugën masive të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria.

Këtij problemi të tmerrshëm që po privon nga kujdesi shëndetësore me dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, fëmijë që nuk gjejnë pediatrin, gra që nuk gjejnë gjinekologun për këtë jemi në rregull, por nuk duhet habitur se po ky do të deklaronte pak muaj më parë dhe do ta bëhet Evropën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda.

Kur je vetë kryebandit bandat të duken lule. Nuk ka kriminelë ka keqbërës. Kjo dyshe me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të përsoset”, deklaroi Berisha.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.