“Berisha s’e largon dot Bashën” / Bardhi shpjegon procedurat se si shkarkohet kryetari i PD
Gazment Bardhi thotë se Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha nuk e shkarkon dot Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
“Ka një procedurë statutore se si mund të kërkohet shkarkimi i kryetarit të partisë. Ka procedurë në statut dhe për ta sqaruar për çdo demokrat që nuk e njeh statutin, do të duhet të ketë një mbledhje paaraprake të Këshillit Kombëtar, një mocion për shkarkim i miratuar nga shumica e anëtarëve të Këshillit që i nënshtrohet për vendimmarrje Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nuk është kërkuar asgjë në Këshillin Kombëtar”, tha Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD ironizoi duke thënë se për Berishën, Lulzim Basha është shkarkuar që në shtator, kur u përjashtua nga ana e kreut të PD-së.
“Nuk ka për të pasur shkarkim të askujt. Për Sali Berishën kryetari i PD është shkarkuar që më 9 shtator, në momentin kur vendosi që në vend të interesit të Berishës vendosi të mbronte interesin e PD dhe të demokratëve. Në atë moment, Basha është i shkarkuar sipas Berishës. Në momentin që konstatoi se Basha është kryetar i PD për të udhëhequr demokratë dhe interesin e tyre, në atë moment nuk mund të ishte më ai që mendonte Berisha”, tha Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



