Berisha: Shtatori po vonon, qytetarët të përgatiten të largojmë sa më parë Edi Ramën
“Tenderi i korridorit të hajnisë Milot-Fier, tek autostradat qeveria vjedh 4/5”
Sali Berisha: Të gjitha këto kanë një zgjidhje, largimin e sa më parë të Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës, nuk mundet që në këto kushte makineria e tyre grabitqare nuk ka të ndalur. Shpallin tenderin e korridorit të hajnisë Milot-Fier. Në vend se të indeksojnë çmimet e konsumatorëve, të ndihmojnë fermerët dhe bujqësinë, por aty nuk vjedhin dot, se me indeksim nuk ke si vjedh, kurse me autostradë vjedh 4/5.
Ndërtojnë 22 milionë euro kilometrin, nga 2-3 milionë që është maksimumi në fushë
Shtatori po vonon, qytetarët shqiptarë duhet të pregatiten dhe do pregatiten për ti dhënë përgjigjen më të merituar këtij njeriu që nuk respekton për të cilin realitet i i hidhur shqiptar nuk ekziston, ekziston vetëm babëzia e tij e papërmbajtur për tu pasuruar pa ndërprerë dhe lufta pa princip politike për të mujt me siguruar pushtetin.
Por këto ditë po afrohen, shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



