E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Silleni “mbretin hajdut” në sallë, do të arratiset dhe ai
Lajme

Berisha: Silleni “mbretin hajdut” në sallë, do të arratiset dhe ai

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit ku po diskutohen raportet e opozitës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Berisha ka kërkuar nga mazhoranca socialiste që ta thërrisnin në sallë Edi Ramën, pasi ka mundësi që edhe ai të arratiset.

Berisha: Merreni dhe silleni në sallë. Çfarë është kjo mo? Do arratiset dhe ai. Silleni mbretin. Pastor silleni mbretin hajdut. Mbreti hajdut…

Rama u larguar vetëm pak minuta pas një paralajmërim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që e kishte edhe për Edi Ramën, i cili sa herë që një zyrtar socialist përfundon në pranga, thotë se përgjegjësia është personale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.