E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmon  Bashën nga Elbasani:  E  ktheu PD-në në shtojcë të PS
Publik News

Berisha sulmon Bashën nga Elbasani: E ktheu PD-në në shtojcë të PS

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një takim me intelektualët në qytetin e Elbasanit, deklaroi se PD kaloi një proces rithemelimi duke vendosur disa rregulla përmes ndryshimve statutore.

Berisha tha se kanë ngritur në këmbë PD e cila ishte zhytur në dëshpërim të thellë dhe po kalonte nga disfata në disfatë.

Ndërsa më tej kreu i PD tha se selia blu nën udhëheqjen e Bashës ishte shndërruar në shtojcë të PS dhe freskore të saj.

“Në mënyrën më të padenjë së fundmi PD ishte shndërruar në shtojcë të PS-së dhe freskore të saj. Rithemelimi me demosdoshmëri të madhe për hapjen e PD drejt vlerave.

Vlerat janë njerëzit që kanë ideale në radhë të parë. Njerëz të ndershëm që jetojnë me djersën e tyre.

Janë patriotë, që e kuptojnë dhe e kanë të qartë se dashuria për këtë vend është kusht elementar.”-tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.