E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmon Vetingun: U përdor për qëllime spastrimi krahinor dhe politik!
Politikë

Berisha sulmon Vetingun: U përdor për qëllime spastrimi krahinor dhe politik!

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga foltorja e Parlamentit Reformën në Drejtësi, duke akuzuar kryeministrin Rama se e ka përdorur atë për kapjen e sistemit.

Berisha e cilësoi reformën me pasoja katastrofale për historinë e vendit, pasi i hoqi të drejtën për të patur një proces të rregullt gjyqësor qytetarëve.

Sipas tij, pseudoreforma u kap nga Edi Rama dhe u përdor vetingu për të spastruar gjyqtarët dhe prokurorët mbi baza krahinore dhe politike.

“Të nderuar deputetë, këto po diskutohet për njërën nga pseudoreformat, me pasoja katastrofale në historinë e këtij vendi, që i këputi shtyllën kurrizore shtetit shqiptar. Kjo reformë pati pasoja nga më katastrofalet për qytetarët shqiptarë dhe për Shqipërinë. Në themel të këtyre pasojave qëndron manipulimi i procesit të vetingut si hanxhar politik për gjahun e shtrigave për spastrimin e drejtësisë mbi baza krahinore dhe politike. Kam paralajmëruar Edi Ramën për këtë katastrofë që do vi, është përpjekur të lajë duart me ndërkombëtarët.

Përgjegjësia totale për këtë reformë është e Edi Ramës, pasi u përzgjodh me qëllim vetingu nga lart poshtë dhe jo poshtë lartë. Një kryeministër i cili pranon që vendi të mbetet pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, pa shtet ligjor, ai nuk është kryeministër, por një përbindësh i etshëm për pushtet. Që të arrijë sot në këtë pikë me 10% më shumë pushtet seç kishte diktatori i fundit në Evropë. Cilat janë pasojat e saj? Me dhjetëra gjyqtarë të rinj u larguan nga sistemi gjyqësor. Komisioni i Venecias, tha se afati 3 javor u përdor për të përjshtuar gjyqtarët të cilët nuk mund të dorëzonin dokumentet brenda afateve.

U hoqën nga drejtësia, gjyqtarë si Fatmir Hoxha i cili nuk kanë deklaruar në vitin 2003 konton bankare të bashkëshortes dhe e deklaroi në vitin 2004

U mbajtën në sistemin e drejtësisë gjyqtarë si famëziu Dovran që fshehu 82 mijë euro, të cilit Albtelecom i pagoi 18 mijë euro. U mbajt njeriu i cili Komisioni i Venecias tha se shkeli Kushtetutën. U mbajt Sokol Sadushi që kishte blerë një apartament në viton 2006 nga një person që nuk dinte se ku kishte marrë paratë e blerjes. U mbajt Sokol Sadushi që kishte deklaruar dhuratën 20 mijë euro të gjyshes për fëmijët.

U mbajt X gjykatës tjetër vila e të cilit është ndërtuar nga kunati trafikant, u përzë tjetri që nuk kishte deklaruar një garsionerë të vitit ’94. Pasojat e vetingut sot janë katastrofale, shqiptarët kanë humbur të drejtën për një process gjyqësor të pastër. Shqipëria u bllokua me tre vite me integrimin dhe u kthye në portin kryesor të trafikut të drogës”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.