E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Tërheqja nga rekurset, përfitojnë dhe koncensionarët
Lajme

Berisha: Tërheqja nga rekurset, përfitojnë dhe koncensionarët

Vendimi i qeverisë është një lloj amnistie

Kryetari i Partisë Demokratike ka dënuar vendimin e qeverisë për tu tërhequr nga rekurset. Sipas tij, nga kjo përfitojnë koncesionarët.

Sipas Berishës me këtë vendim, Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madhe të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset të klientëve të saj që shkon në miliarda euro të pasurive publike.

“Një vendim të tillë për të falur, për të abuzuar në këtë shkallë ekstreme mund të merret vetëm me ligje amnistie nga parlamenti shqiptar dhe jo nga një vendim qeverie. Sipas vendimit, do hiqet dorë: Çështjet me natyre administrative. Këto mund të jenë edhe kontrata koncesionare. Koncesionarët do vazhdojnë të paguajnë një shumë në apel, shumën e madhe do ja paguajnë Agacios.

Për kontratat e punës, unë mund të them kaq, që duhet të ndëshkohen ata që i sollën shtetit dëmin. Nëse ti si titullar i ke krijuar duke ndërprerë kontrata të paligjshme, duhet të ndëshkohesh.

Së fundi vendimi fut edhe paditë që nuk garantojnë sukses në gjykatën e lartë. Kjo është e fortë, se do fitohet apo jo këtë e gjykon Don Agacio.

Bëhet amnisti për shkelës të rëndë të ligjit. Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madhe të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset të klientëve të saj që shkon në miliarda euro të pasurive publike.

Është një akt i pashembullt. Është një hap madhor në drejtim të thellimit të vjedhjes”, tha Berisha.

Berisha tha me tej se fytyra e vertete e kesaj qeveria eshte ajo e Dumanit: “U bëj thirrje të punonjësve të administratës, të denoncojnë cdo rast abusiv me këtë vendim. Ky është akti i paimagjinueshëm , në këtë vend në këtë shtet fytyra e vërtetë është Nexhmendin Dumani. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie është ajo e Nexhmedin dumanit. Një serial killer i cili po flet. Unë e vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer. Por i bëj thirrje të rrëfeje çdo gjë. Sepse deri tani nuk ka thënë asgjë tjetër veç asaj që kemi ditur deri tani.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.