Berisha thirrje emigrantëve: Nëse Rama merr një mandat të katërt, Shqipëria nuk do të ekzistojë
Ju kanë lindur nënat për t’i dalë për zot vendit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me shqiptarët në Itali.
Gjatë fjalës së tij, Berisha i ka bërë thirrje diasporës t’i dalin për zot vendit. Ai gjithashtu tha se nëse Rama merr një mandat të katërt, Shqipëria do bëhet vend i krimit dhe bandave, nuk do të ekzistojë.
“Udhëtimi drejt emigracionit, është udhëtim drejt dhimbje, sakrificës e mallit, atyre që e nisën jetën e tyre nën zero, ë u ndanë me lot me nënën të pasigurt nëse do t’i gjenin ndonjëherë tjetër.
Por është udhëtim i njerëzve dhe triumfojnë dhe mposhtin çdo vështirësi. Jam besimplotë tek ju për të ndarë me ju rreziqet e mëdha me të cilat përballet vendi ynë.
Çdo patriot i lindin nënat për të dashur Shqipërinë. Erdha me bindjen se çdo shqiptar i lindin nënat për t’i dalë zot Shqipërisë.
Kryeministri mund të quhej Toto Rino, El Chapo. Nëse ai merr një mandat tjetër, Toka e Zotit e bukura e dheut do shuhet, do bëhet vend i krimit dhe bandave”, tha ai.
Rama si Toto Rina, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit!
Kreu i PD, Sali Berisha nga Roma ku ndodhet në një takim me diasporën, akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdor krimin për të mposhtur shqiptarët me synimin për të mbajtur pushtetin e tij.
Ai tha se Rama është si kreu i mafias Toto Rina, që ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit, ndërsa vendi përballet me rreziqe ekzistenciale.
“Sot në zyrën e kryeministrit nuk është një qeveritar nuk është një qytetar shqiptar. Miqtë e mi, sot kryetari i qeverisë mund të quhej në mënyrë absolute Toto Rino, çfarë të doni ju. Ky është Edi Rama. Edi Rama ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit në traditën e baballarëve të tij, të cilët krimin politik, varjen në litar, ekzekutimin para skuadrave të pushkatimit e quanin të dobishëm. Edi Rama përdor sot krimin për të mposhtur shqiptarët sot për pushtetin e tij. Sot Toto Rinat shqiptarë apo El Çapot shqiptarë në krye të qeverisë shumëzojnë me zero qytetarët shqiptarë. Pronat dhe çdo pasuri përrallore e ndan me trafikantët, e ndan me kriminelët, e ndan me klanet e tij. Miqtë e mi, rreziqet e sotme të Shqipërisë janë rreziqe ekzistenciale. Shqipëria gjithmonë ka pasur rreziqe, por këtë herë të gjitha rreziqet janë mishëruar në një njeri dhe ky njeri është El Çapo shqiptar apo Toto Rino shqiptar”, u shpreh Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



