E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje të rinjve: Dilni në krye të një fushatë elektorale model dhe të protestave më të fuqishme
Publik News

Berisha thirrje të rinjve: Dilni në krye të një fushatë elektorale model dhe të protestave më të fuqishme

Po tretemi, po na ikën e ardhmja

Duke vendosur theksin tek largimi i shqiptarëve nga vendi, në një takim me banorët në Libohovë, ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të angazhohen në një fushatë elektorale dhe gjithashtu për protesta të fuqishme kundër qeverisë.

Sali Berisha: Ne e shohim si po tretemi, po na ikin të rinjtë po ikën e ardhmja, ndaj do e nis nga të rinjtë, në këtë betejë, ju bën thirrje të dilni në krye të përpjekjes, qoftë për një fushatë elektorale model, qoftë dhe për protestat më të fuqishme.

Ne kemi detyrim të madh ndaj njëri tjetrit, ndaj vendit, të ndalojmë këtë rrokullisje të madhe, por energjia e të rinjve, angazhimi e mobilizimi i të rinjve është vendimtar në këtë përpjekje.

Ndaj ftoj forumin rinor, të rinjtë e Shqipërisë të bëjmë gjithcka së bashku për të bërë Shqipërinë kopshtin e ëndrrave të tyre të ardhshme. Ata do e bëjnë sic duan, por duam të shpëtojmë nga ky regjim.

U bëj thirrje grave, vajzave, e dëgjoj me interes zërin e tyre që po denoncojnë qendrimet antishqiptare të kësaj qeverie, të vijojnë se zëri i tyre është zëri më bindës në shoqëri.

Kriza ekonomike e familjeve shqiptare, çmimi i lartë i energjisë dhe akuzat për vjedhje nga qeveria ishin kryefjala e diskutimit të ish kryeministrit Sali Berisha në një takim me qytetarët në Libohovë këtë të shtunë.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama se “ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve”.

Sali Berisha: Para syve tanë Shqipëria ecën cdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar, para syve tanë, shqiptarët largohen cdo ditë e më shumë nga vendi.

Varfëria, skamja, bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët. Vendi ka një qeveri e cila nuk përpiqet të fshehë me asgjë arrogancën e saj ndaj qytetarëve, përcmimin e vërtetë që ka për qytetarin.

Një qeveri që mbulon cdo akt të papërgjegjshëm me mashtrimin, por që me vjedhjet, abuzimet e shpërdorimet që bën, rrënon ekonominë e familjeve shqiptare.

Sot problemi themelor për shumicën dërrmuese të familjeve është problemi ekonomik.
Ky problem serioz ekonomik vjen për disa arsye. Së pari se pasuritë që ka vendi nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Energjia, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë, në vend që t’i ulej.

Këtë cmim qytetarët e paguajnë në gramaturën e bukës që blejnë.

Me turizmin, bëhet një mollë e ndaluar për shqiptarët, duhet të shkojnë në vende të tjera se u del më lirë bileta me easy jet se sa të zbresin nga Tirana në Jug për shkak të naftës.
Vendi prodhon 1 milion ton naftë, po cfarë përfitojnë shqiptarët? Cmimin më të lartë të naftës, 8 herë më të lartë se cdo vend tjetër i Evropës, 30-40% më të lartë se Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

Edi Rama vendos mbi naftën taksën më të lartë në botë, atë taksë sa është cmimi i naftës në Uashington.

Kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale. pse sot mbi 60% e familjeve shqiptare janë në vështirësi të mëdha? Se cmimet e ushqimeve janë dyfishuar, vaji është trefishuar. Blejnë 7-10 % më shtrenjtë se evropianët.

Ky kontrollon cmimet me bordet e tij. Ka zero ndikim lufta Rusi Ukrainë te energjia, ka vetëm mashtrimin e Ramës

E vjedh energjinë, e shet KESH agjentëve tregtare, me 40 euro, këta e shesin në treg ndërkombëtar 140 euro dhe këtë 100 euro e ndajnë me qeveritarët dhe kjo është arsyeja që ai bërtet cdo dit që jemi në krizë, ne jemi të vetmit që energjinë e kemi nga ujërat. Jemi të vetmit që skemi asnjë lidhje me rritjen e cmimit të naftës.

Kemi cmimin e energjisë 30-40% më të shtrentjë se Kosova. Se vidhet, qytetarët vidhen.
Histori shumë e dhimbshme kjo që ka si rezultante largimin masiv të shqiptarëve e të rinjve nga vendi.

Rama ka vendosur një sistem persekutimi ndaj shqiptarëve. Sot jemi në një moment kritik, që një qeveri me arrogancën e saj vjedh pasuritë publike e pasurohet, një qeveri që mashtron me propagandën e saj në mënyrën më të paskrupullt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.