Berisha thotë se Edi Rama po mashtron qytetarët me pasaportën europiane
Më jepni votën, t’ju jap pasaportën
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar një nga pikat kyçe të fushatës së Ramës për zgjedhjet e 11 majit, i cili u kërkon shqiptarëve votën në këmbim të pasaportës së BE-së.
Berisha është shprehur në konferencën për mediat se ky është një mashtrim i Edi Ramës, pasi askush nuk të pranon në Europë me pagat më të ulëta në planet.
“Shqipëria po largohet, jo po afrohet, siç mashtron Edi Rama pasaportë të prodhuar nga qeveria e mëparshme.
Është kollaj të mashtrosh qytetarët e të thuash ja shiheni këtë pasaportë. Kush të afron në Europë me rrogat më të ulëta në planet”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



