E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tregon planin “B” për fushatën e zgjedhjeve parlamentare,pasi dy  liderët e opozitës janë nën masë arresti
Lajme

Berisha tregon planin “B” për fushatën e zgjedhjeve parlamentare,pasi dy liderët e opozitës janë nën masë arresti

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se fushata elektorale për zgjedhjet e parlamentare 2025 do të jetë një farë, teksa ai dhe presidenti i PL-së, Ilir Meta ndodhen nën masë arresti.

sali berisha.JP

Ai theksoi se plani A dhe B i tij është mosbindja civile dhe qeveria teknike.

“Çdo shqiptar e ka të qartë se kemi të bëjmë me farsë fushatë. Plani B dhe plani A i Sali Berishës është mosbindje civile dhe qeveri teknike.

Thirrje për pensionistët dhe familjarët e tyre, të ngrihem kundër këtij regjimi të pamëshirë. U bëj thirrje shqiptarëve në New York dhe kudo që janë të përdorin vezë dhe domate kundër kreut të narkokrimit shqiptar që shkon për të kërkuar votën e tyre.

U them bashkëatdhetarëve fisnikë, se ju si emigracion keni një rol të dytë historik për të luajtur, siç bëtë me sukses betejën kundër komunizmit. Ju ftoj të jepni kontributin tuaj në betejën kundër narkodiktaturës, e cila qenien shqiptare po e shkatërron me pamëshirë se çdo pushtim tjetër në historinë e Shqipërisë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.