Berisha: Vula është e anëtarëve të PD. Rama i tmerruar, nuk mund të tolerojë opozitë të vërtetë!
“PD s’mund të shantazhohet”, paralajmëron Berisha: Nesër, rekurs në gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese!
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaron se Edi Rama është i tmerruar nga opozita e vërtetë, përndaj edhe urdhëroi Gjykatën e Apelit të marrë peng vulën.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se vula është e anëtarëve të PD.
“Me këtë proces politik, Edi Rama hoqi çdo maskë, ai është i tmerruar nga PD-ja dhe forca e saj. Ai mund të bashkëjetojë vetëm me një fasadë opozitë, një fasadë opozitë e cila i nënshtrohet, pranon të poshtërohet, një fasadë opozitës të cilës i ka marrë peng kryetarin, të cilës i jep urdhra, me të cilën mashtron publikun shqiptar.
Asnjë opozitë tjetër, ai nuk mund të tolerojë asnjë opozitë të vërtetë. Edhe njëherë, vendimi tre ditë para mbylljes së regjistrimeve është dëshmia më flagrante e frikës së tmerrshme që e ka kapur atë nga PD-ja.
Ne pra jemi para një situate të cilën e kemi parashikuar, se ky është një vendim i paralajmëruar, nga vetë Taulant Balla në parlamentin shqiptar, i paralajmëruar nga Olta Xhaçka e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, një javë para që gjykata ka vendosur që vulën të ua japë vasalë, veglave apo shërbetorëve të Edvinit, të ua heq anëtarësisë, të ja heqë PD-së dhe të ja japë Edvinit.
Edi Rama një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës, bravën dhe brava i ngeli në derë të shtëpisë së tij, përsëri vula do të ngelet në turpin më të madh të tij, sepse vula është e anëtarëve të PD-së”.
“Vendimi i Ramës, për të marrë vulën dhe flamurin e PD për llogari të AliBashës, dhe Lul Bravës është një vendim që merret vetëm në diktaturë”, tha ai.
Ndër të tjera shtoi se opozita sot është me e fortë se kurrë, ndërsa i bëri thirrje shqiptarëve të dënojnë aktin e Ramës për konfiskuar vulën e PD.
“Diskutimet e bëra në Kryesi është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit, është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë. Sapo të zbardhet ne do të bëjmë rekurs në gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Nga Roma antike deri sot kurrë nuk është bërë palë ai që në sallë të gjyqit deklaron se nuk jam palë. Palë ishte Edi Rama me Elira Kokonën që e kishte përdorur si postier, e cila ka rekorde të vërteta mafioze të një njeriu të korruptuar. Nesër do të dorëzojmë të gjithë dokumentet për regjistrim. Ka një arsye të fortë, Kodi Zgjedhor, përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër. Ligji nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë”, tha Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



