E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon kush është I.M në dosjet e ish-sigurimit, nuk është Ilir Meta
Lajme

Berisha zbulon kush është I.M në dosjet e ish-sigurimit, nuk është Ilir Meta

Në një konferencë për medait, Berisha tha se ka parë dokumentet dhe nuk bëhet fjalë për ish-Presidentin.Sipas tij, bëhet fjalë për shtetasin Ilir Muratin nga Librazhdi.

“Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillium i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriou në panik pa asnjë moral që përdor shpifjen kunddër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama me shërbimin informativ që e ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon e-mailin, e ka të qartë se I.M. është Ilir Murati nga Librazhdi. Filip Tale është nga Librazhdi.

Dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur në mënyrë, ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur, qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Linda Nikollën. Unë mund tiu them ju, në dokumentin që Genta Sulo i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar nga Edi Rama që ajo i di vetë. Do të zbardhen” – tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.