Berisha zbulon paralajmërimin e fortë të Ballukut për Ramën
“S’jam qurraveci i Bashkisë, unë të marr me vete”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike detaje të një bisede që sipas tij ka pasur kryeministri Edi Rama me Belinda Ballukun, e cila aktualisht është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.
Berisha u shpreh se gjatë kësaj bisede, Balluku i kishte thënë Ramës:
“Nuk jam qurraveci i bashkisë unë”, duke ironizuar, sipas tij, kryebashkiakun Veliaj.
Ai shtoi:
“E morët vesh çfarë kërcënimesh i kanë bërë Dritan Prenccit nga Edi Rama tek Troplini, por edhe familjarët e Rahmtelijes. Lexoni sot çfarë shkruan Edi Rama me dorën Batonit… Sot më duhet të them se aty të paktën pati një sinqeritet Batoni që tha se fajin e ka Edi Rama. A ka njeri më të verbër pas Edi Ramës, se Batoni, jo nuk ka.
A do vijë Edi këtu (në SPAK)? Rahmetlia i tha: Edi, nuk jam qurraveci i Bashkisë unë. Unë të marr me vete, i tha. Dhe në fakt, shkrimi i Batonit tregon se ajo ka ndërmend ta marrë me vete.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



