E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zbulon prapaskenat e fshehta të projektit për ishullin e Sazanit
Lajme

Berisha zbulon prapaskenat e fshehta të projektit për ishullin e Sazanit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të pengojë projektet për zhvillimin e bregdetit të Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, të lidhura me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.

Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha theksoi se bëhet fjalë për investime të vështira, që kërkojnë angazhime financiare shumë të mëdha. Sipas tij, ishulli i Sazanit nuk është një territor i lehtë për t’u zhvilluar dhe çdo projekt aty kërkon fonde serioze. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton ta përdorë këtë investim për qëllime politike, duke shtuar se marrëveshja nuk është firmosur përpara se Donald Trump të zgjidhej president i SHBA-ve.

Berisha ndau edhe një episod nga e kaluara, duke kujtuar se gjatë kohës kur ishte kryeministër, ia kishte propozuar zhvillimin e ishullit të Sazanit ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi. Sipas tij, Berlusconi kishte përgatitur edhe një projekt konkret, por iniciativa u braktis për shkak të krizës financiare që goditi Europën në atë periudhë.

Sali Berisha u shpreh:
“Zvërneci është një aferë private, me pronarë privatë, nuk kam dijeni që aty të jetë dhënë pronë publike. Sa i përket Sazanit, qëndrimi im është i qartë: ne mbështesim investimet amerikane, por kjo u tentua të përdorej për influencë politike. Rama dështoi, sepse po të mos kishte dështuar, nuk do të përpiqej të shfrytëzonte edhe presidentin e SHBA-ve për një samit që u kthye në kryelajm. Sazanin e ka dhënë. Zvërneci është investim privat. Sazanin e ka ofruar edhe qeveria ime, por më herët e kishte ofruar edhe Fatos Nano. Në kohën kur u bë vlerësimi, ishulli nuk ishte aspak i lakmueshëm. Ia ofrova mikut të shquar të kombit shqiptar, Silvio Berlusconi, i cili përgatiti një projekt shumë të mirë, por kriza financiare e ndali gjithçka. Zhvillimi i tij nuk është i lehtë, fondet janë shumë të mëdha. Nga sa kam dëgjuar, bëhet fjalë për rreth 2 miliardë euro nga një fond sovran arab. Nëse realizohet, nuk kam asnjë kundërshtim. Këtu hyri Jared Kushner me një fond shumë të madh. Rama mashtroi, sepse nuk e firmosi marrëveshjen përpara zgjedhjes së Presidentit Trump. U përpoq deri në fund ta përdorte, të paktën për një fotografi me Lindën. Madje mbrëmë tha: ‘të paktën një fotografi me Lindën ta kemi’, por as ajo nuk ndodhi.”

I pyetur nëse do ta votonte çështjen në seancën e orës 12:00, Berisha u përgjigj shkurt:
“Ju ftoj ta ndiqni seancën.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.