E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha zgjedh trashëgimtarin? Zbulohet kush do e marrë PD-në
Lajme

Berisha zgjedh trashëgimtarin? Zbulohet kush do e marrë PD-në

Gazetarja Ambrozia Meta deklaroi se figura që Sali Berisha mund t’i besojë drejtimin e Partisë Demokratike është Belind Këlliçi.

Kush do të jetë kryetari i PD pas largimit të Berishës?

Sipas saj, nëse Berisha do të zgjidhte një pasues politik, skenari më i mundshëm do të ishte ai i “trashëgimisë” që dikur ndodhi me Lulzim Bashën.

“Nëse ka dikë që mund të marrë partinë me bekimin e Berishës, është Belind Këlliçi. Kjo do të ishte një lloj trashëgimie, si rasti i Bashës,” u shpreh Meta në “Vizion Plus”.

Ajo theksoi se Ervin Salianji nuk gëzon mbështetje të gjerë brenda demokratëve.

“Salianji nuk është figurë e pëlqyer në PD. Nuk më rezulton i pritur mirë. Nuk ka ardhur si një talent i madh politik. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është se do t’ia linte Këlliçit,” tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.