E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berlin/ Shqiptari bëri vrasje dhe  vetëvrasje
Bota

Berlin/ Shqiptari bëri vrasje dhe vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Berlinin, kryeqytetin gjerman. Një shqiptar u vra rrugës për tek familja e tij.

Blendi G/, 47 vjeç, punonte si roje në dyqanin e Boss në Berlin. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste. 200 metra pa mbërritur tek familja, një person me pulovër të bardhë i del përpara dhe e qëllon për vdekje. Autori i krimit qëllon edhe mbi veten duke humbur edhe ai jetën.

Një dëshmitar tha se tentoi që të ndihmonte Blendin, por ishte e pamundur. ‘Ai mori dy-tre herë frymë dhe ndërroi jetë’. Policia beson se edhe autori i krimit ishte shqiptar. Blendi G., jetonte prej vitesh në Gjermani. Nuk dihen arsyet e krimit të rëndë. Policia tha se po merr në pyetje disa dëshmitarë. Blendi la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën 6 vjeç dhe djalin 14 vjeç. Një mik i tij tha se Blendi ishte njeri familjar dhe nuk dilte shumë dhe as nuk shoqërohej me shqiptarë. ‘Nuk mund ta kuptoj pse duhej të vdiste,’ tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.