E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berlin/ Takimi  Rama-Merkel, ja çfarë u diskutua
Bota

Berlin/ Takimi Rama-Merkel, ja çfarë u diskutua

Është zhvilluar pak minuta më parë takimi midis Kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, takim ky i mbajtur në kuadër të Samitit i liderëve të Ballkanit Perëndimor, thirrur me ftesë të kancelares gjermane dhe Presidentit francez Macron.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur nga kancelarja gjermane Angela Merkel  pas takimit kokë më kokë që kjo e fundit zhvilloi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në  takimin dypalesh me Kancelaren e Republikes Federale te Gjermanisë Angela Merkel është diskutuar mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në  fund të muajit maj. Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.