E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besa, Kanuni dhe Kushtetuta në pension?
Lajme

Besa, Kanuni dhe Kushtetuta në pension?

Doli shkresa, iku besa.

Por bota rrotullohet. Dhe ja ku u kthye sërish.

Ironia është se Besa lindi si institucion në një kohë kur mungonte shteti. Kanuni e ndërtoi atë si mekanizëm për të garantuar rendin, sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve aty ku nuk kishte Kushtetutë, gjykata apo institucione shtetërore.

Me “Besën”, tashmë duket sikur historia bën një rreth të plotë. Hyn në fuqi Kanuni i Lekë Dukagjinit. Kushtetuta kalon në pension, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) del jashtë loje, ndërsa Komisioni i Venedikut mbetet pa punë.

 

 

Por në Kanunin e Lekë Dukagjinit, besa nuk është një slogan. Ajo ka të paktën tre kuptime juridike dhe shoqërore: është armëpushim ose garanci sigurie midis familjeve në hasmëri; është fjala e dhënë, me fuqi detyruese morale dhe juridike, pra premtimi që duhet mbajtur; dhe është një institucion pajtimi, që krijon një periudhë paqeje për t’i hapur rrugë ndërmjetësimit.

Madje Kanuni bën edhe dallimin mes Besës së Vogël dhe Besës së Madhe. Besa e Vogël jepet për një kohë të kufizuar, zakonisht për t’i hapur rrugë bisedimeve ose për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Besa e Madhe është një garanci më e gjerë, e dhënë nga katundi ose nga pleqësia, që vendos paqe të përkohshme mes palëve. Edhe ajo, megjithatë, nuk është e pafundme. Kur Besa jepet nga katundi, Kanuni parashikon një afat prej 30 ditësh.

Mbetet vetëm të sqarohet një dilemë: kjo “Besa” e re është Besë e Vogël, Besë e Madhe, apo një kategori e re që do t’i shtohet botimit të ardhshëm të Kanunit?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.