E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besart Kadia: I kam dhënë besën e artë kryeministrit  që të më bëjë deputet sepse PD nuk është reformuar akoma
Publik News

Besart Kadia: I kam dhënë besën e artë kryeministrit që të më bëjë deputet sepse PD nuk është reformuar akoma

“Një mandat i tretë i Edi Ramës si Kryeministër, fuqizon të djathtën”, u shpreh Besart Kadia, ish-sekretar për Sipërmarrjen e Lirë, pozicion i krijuar në PD nga Lulzim Basha. Aktualisht Kadia është emëruar zv.ministër i Financave në Qeverinë Rama.

Kadia tha se reformat ekonomike të ndjekura nga Qeveria Brisha janv shumë më të mira se ato të aplikuara nga Edi Rama.

Kadia u shpreh se ishte propozuar nga anëtarësia e PD si kandidat për deputet, por ai nuk kishte pranuar.

“Nuk mund të pranoja të isha pjesë e një procesi me 3 mijë emra. Në PD nuk merret vesh se çfarë bëhet, janë 8 apo 9 parti, s’kanë as deputetë as kryebashkiakë. Mendoj se një mandat i tretë i Ramës do i shërbejë reformimit të së djathtës shqiptare”, tha Kadia.

Referuar një vendimi për largimin e tij si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Kadia tha se askush nuk ia ka komunikuar këtë vendim.

“As Gazmend Bardhi nuk më ka njoftuar, nuk ka zbatuar në fund të fundit një porosi të Lulzim Bashës, nëse vërtet ajo shkresë ekziston”, tha Kadia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.