Besnik Mustafaj konfirmon kthimin në PD, ja pozicioni që pritet të marrë ish-ministri
Partia Demokratike është gati të nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se ish-ministri Besnik Mustafaj do të rikthehet në PD dhe do t’i bashkohet grupit të personaliteteve që do përzgjedhin mes kandidatëve për deputetë, që kanë propozuar strukturat e bazës së demokrateve.
Në një prononcim për News 24, Ish-ministri thotë se: “Nuk jam rikthyer për poste, por për një proces sa më të drejtë”.
Para Mustafajt për rikthim në radhët e PD-së është përfolur edhe figura e Genc Rulit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



