E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beteja për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj prezanton strategjinë e tij
Lajme

Beteja për drejtimin e SPAK, Elvin Gokaj prezanton strategjinë e tij

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon sot mbledhjen për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në garë janë katër kandidatë: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.

Elvin Gokaj është i treti që prezanton platformën e tij dhe thekson se qendron para KLP-së jo për një detyrë, por për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të SPAK.

“Platforma ime bazohet në një përvojë profesionale 26-vjeçare në fushën e drejtësisë. Veprimtaria ime do të fokusojë luftën e pandërprerë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme, ndërtimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar dhe forcimin e besimit të publikut. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me një analizë të përgjithshme, në mënyrë që ndërhyrjet të jenë sa më efektive,” deklaroi Gokaj.

Profili i Elvin Gokajt

  • Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër (1994–1998).

  • Emëruar prokuror më 5 dhjetor 2000.

  • Detyrat e tij:

    • 2000–2007: Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat

    • 2007–2012: Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

    • 2013–2014: Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës

    • 2014–2021: Prokuror dhe drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

  • Që nga 13 dhjetori 2021 dhe aktualisht, mban detyrën e Prokurorit në SPAK.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.