E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Betohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do të vlerësojnë procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021
Publik News

Betohen 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do të vlerësojnë procesin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021

Sot janë betuar tetë gjyqtarët të cilët u përzgjodhën me short për tu bërë pjesë e Kolegjit Zgjedhor. Bëhet fjalë për gjyqtarët Sokol Ibi, Manjola Xhaxho, Edlira Petri, Alma Kolgjoka, Emona Muçi, Asim Vokshi, Gentian Medja dhe si dhe Esmeralda Çeka.

Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh dy ditë më parë në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.

Shorti nuk përzgjodhi emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej sot tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.