Biden prezanton një plan trefazor që synon t’i japë fund luftës në Gaza
Biden ka prezantuar një plan trefazor që synon t’i japë fund luftës në Gaza. Tani ai po kërkon mbështetje ndërkombëtare për të.
Uashingtoni i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën që të mbështeste një plan armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, i cili do të lironte të gjithë pengjet dhe do të dërgonte sasi masive ndihme në Gaza.
Propozimi me tre pjesë që synon t’i japë fund luftës gati tetë-mujore u njoftua nga presidenti i SHBA Joe Biden më 31 maj. Tani ai po përpiqet të mbledhë mbështetje nga organizata ndërkombëtare.
“Shumë liderë dhe qeveri, përfshirë rajonin, e kanë miratuar këtë plan dhe ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit që t’i bashkohet atyre në thirrjen për zbatimin e kësaj marrëveshjeje pa vonesë dhe pa kushte të mëtejshme,” tha ambasadorja amerikane Linda Thomas-Greenfield në një deklaratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



