Bien gurë masivë tek Rruga e Arbrit, në rrezik shoferët
Fatmirësisht, nuk ka pasur makina në momentin e shembjes, por gurë të mëdhenj kanë rënë në rrugën e Arbrit, duke shkaktuar dëme. Rrjetat mbrojtëse të kodrës janë shkatërruar si pasojë e rënies së këtyre shkëmbinjve.
Oligarku Rrok Gjoka, i cili ndan malin me dysh përmes gërmimeve intensive, është i akuzuar për shfrytëzimin e gurëve nga masivi shkëmbor për t’i përpunuar dhe tregtuar si çakëll. Ky nuk është rasti i parë që rruga përballet me shembje shkëmbore, një situatë e krijuar nga shpërthimet që bëhen për të nxjerrë gurë për tregti.
Banorët dhe drejtuesit e automjeteve janë të shqetësuar për sigurinë në këtë rrugë, e cila vazhdimisht përballet me rreziqe të ngjashme. Autoritetet lokale ende nuk kanë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të parandaluar incidente të tilla .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



