E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Big Brother i Monikës, podkasti i Pashait dhe imuniteti i Belindës
Denoncime

Big Brother i Monikës, podkasti i Pashait dhe imuniteti i Belindës

Naim Noka

Në Shqipërinë e vitit 2025, populli e siguroi argëtimin  me Bigun e Monikës, ndërsa pushteti i Pashait   nuk qeveris më me vendime institucionale, por me monologë podcastesh. Kryeministri, i shndërruar në një Big Brother politik, del çdo javë para publikut jo për të dhënë llogar për 1001 skandalet, por për të dhënë mesazhe kërcënuese dhe  paralajmëruese. Mesazhe frikësuese. Mesazhe që synojnë t’i tregojnë drejtësisë se deri ku e ka cakun.

Në podkastin e tij të radhës, kreu i Rilindjes ka vijuar presionin e hapur ndaj drejtësisë, duke komentuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendëses së tij, Belinda Balluku. Një kërkesë e bazuar në hetime penale, akuza konkrete dhe dyshime serioze për vjedhje të tmerrshme përmes tenderëve publikë. Por, në vend që të respektojë ndarjen e pushteteve, kryeministri na tregon qartë se mazhoranca dhe qeveria e tij “mund të mos e marrin fare në shqyrtim” kërkesën e prokurorëve.

Ky është paralajmërim institucional. Është shpallje e një imuniteti politik mbi ligjin.

Sjellja e kryeministrit nuk buron nga bindja juridike, por nga frika politike. Ka frikë, sepse e di që Balluku nuk është një ministre e zakonshme, por një nyje kyçe e sistemit të babëzisë me fondet publike. Rama e di se, nëse ajo bie, nuk bie vetëm. E merr me vete zinxhirin. Prandaj reagimi është i tillë: ose shpëtohet Balluku, ose rrezikohet gjithçka.

Kjo frikë u pa qartë edhe në Komisionin e Mandateve në Kuvend. Aty ku njerëzit e kryeministrit, Peleshi dhe Balla, u përpoqën me çdo mjet që deputetët e opozitës të mos kishin akses në dosjen e SPAK. Një dosje me mijëra faqe që justifikon kërkesën për arrestim. Një dosje që duhej lexuar. Një dosje që duhej dëgjuar. Por që duhej, mbi të gjitha, fshehur.

Në podkastin “Flasim”, kryeministri u shpreh me një ironi të studiuar:

“Jam kurioz pse prokurorët u ngutën t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, kur kemi një çështje ballë për ballë më 22 janar.”

Dhe më tej:

“Në çdo vend ku drejtësia nuk vrapon, por gjykon, do të pritej fundi për një masë para se të gjykohej për një masë tjetër.”

Por prokurorët e SPAK e kanë dhënë qartë përgjigjen për këtë “ngutje”: ekziston rreziku real që, duke qenë në detyrë, Balluku të prishë provat, të ndikojë dëshmitarët dhe të intimidojë personat e përfshirë në hetim. Kjo është arsye ligjore. Kjo është praktikë ndërkombëtare. Kjo është drejtësi.

Ndërsa përgjigjja politike e kryeministrit ishte po aq e qartë:

“Nuk ka asnjë gjasë që ne, shumica qeverisëse, ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve.”

Kjo fjali që pashai e servir si opinion është ultimatum. Është deklaratë force mbi ligjin. Është arrogancë e pushtetit absolut.

Dhe pas gjithë kësaj arrogance fshihet një e vërtetë e thjeshtë: kryeministri e di se pas Ballukut radha mund të jetë e tij. Ose e bashkëshortes së tij. Ose e rrethit të ngushtë që ka administruar, shpërndarë dhe shpërdoruar paratë publike si pronë private. Rama e di se ka të penduar nga stafi i Ballukut.

Prandaj pashai edhe të dielën zë hapësirën dhe na flet si Big Brother. Monika dhe Hajdari flasin për Vrenozin, pashai mbulon m*tin me sh*rrë për qindra milionët e Ballukut dhe institucioneve që ai drejton prej 12 vitesh. Prandaj duhet, me çdo kusht, të mbrohet imuniteti i Belës. Asnjë Big Brother nuk e shpëton Belën. Pashai e ka kuptuar se tani lufta është kjo: merrini të gjithë të pandehur, por aman, largmenderes time deri nga pranvera…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.