Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes Ukrainase bën bilancin: Kemi vrarë më shumë se 1 mijë trupa ruse në 24 orët e fundit
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës të ketë thënë se numri i të vdekurve nga të dyja palët ka qenë i lartë ditët e fundit, ndërsa beteja mbi qytetin e Bakhmutit vazhdon.
Që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, dita e nisjes së luftës në shkallë të plotë, Ukraina pretendon se ka vrarë 159,090 trupa ruse.
Shifrat e Ukrainës për humbjet e Moskës priren të jenë më të larta se vlerësimet e tjera perëndimore.
Kujtojmë se veç trupave ushtarake të mbetura viktima në Ukrainë, kanë vdekur edhe shumë civilë, kryesisht si pasojë e sulmeve me raketa nga ana e rusëve në zonat e banuara.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



