E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bilanci i ri, ja sa viktima dhe sa të prekur ka sot në të gjithë botën
Publik News

Bilanci i ri, ja sa viktima dhe sa të prekur ka sot në të gjithë botën

Në rang global, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 4700, ndërkohë që numërohen 127749 të infektuar. Fatmirësisht janë edhe 68300 persona të shëruar.

Këto janë të dhënat e fundit ‘Johns Hopkins Center for Health Security’.

Përqindja e të vdekurve në botë i ka kaluar 3,8%. Kina mban vendin e parë për të prekur dhe viktima, më pas Italia dhe Irani.

Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli gjendjen aktuale koronavirusi pandemi globale.

Ndersa në Gjermani është shëuar viktima e katërt nga koronavirusi, ndërsa në total raportohen mbi 2 mijë persona të infektuar.

Autoritetet gjermane bëjnë me dije se viktima e kaërt është një 67 vjeçar në Landin e Baden-Wurttemberg.

Kujtojmë se deri më tani në Gjermani zyrtarisht janë 2078 të infektuar nga COVID-19, dhe 67 vjeçari është viktima e parë jashtë landit të Reno Westafilisë veriore, ku janë shënuar raset më të shumta.

Ndërkaq bëjmë me dije se deri më tani në vendin tonë raportohen 23 të infektuar dhe një viktimë, nga koronavirusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.