E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bild e quajti qeveri gangsterësh/ RAMA: ARTIKULLIN E “BILD” E KA SHKRUAR YLLI MANJANI ME BASIR ÇOLLAKUN. UNË S’PËRZIHEM NË PISLLËQE
Politikë

Bild e quajti qeveri gangsterësh/ RAMA: ARTIKULLIN E “BILD” E KA SHKRUAR YLLI MANJANI ME BASIR ÇOLLAKUN. UNË S’PËRZIHEM NË PISLLËQE

Edi Rama thotë se artikulli i gazetës gjermane “Bild” që e citon kryeministrin shqiptar në një prej përgjimeve të “Dosjes 184”, është shkruar nga ish deputeti Ylli Manjani dhe gazetari Basir Çollaku.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha senuk mban mend të ketë thënë një fjali të tillë si ajo në përgjime, ku sipas gazetës gjermane Rama telefonoi një kryetar komisioni në Dibër dhe e pyeti “A kanë shkuar zgjedhjet siç folëm”. Kreu i qeverisë shtoi se nuk është përfshirë asnjëherë në “këto pisllëqe”.

“Bild është një tabloid, por unë nuk kam me Bild asnjë gjë, sepse këtë Bild e ka publikuar por e ka shkruar Ylli Manjani dhe Basir Çollaku. Shqiptarët e dinë shumë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, dhe normal gazetari i Bild ka marrë këto burime të shquara dhe ka bërë këtë shkrim. Dhe unë s’kam çfarë t’i them Bild se më thotë ja ku i ke burimet.

Nëse ju më thoni se nga dhjetra mijëra telefonata që unë bëj të kujtoj këtë? Është e pamundur. Por ajo që mund t’ju them është që unë kurrë, kurrë nuk ka ndodhur të merrem me këto pisllëqe. Për asnjë arsye në botë unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj ballafaqimi. Nuk mundet dot kurrë që një fjali ta shkëpusësh dhe ta vendosësh në një konferencë shtypi”, deklaroi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.