E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BIRN: Rama propozon në krye të SHISH, ish-shefen e shkarkuar në Kosovë! Manjani: Më mirë do ishte McGonigal
Lajme

BIRN: Rama propozon në krye të SHISH, ish-shefen e shkarkuar në Kosovë! Manjani: Më mirë do ishte McGonigal

Agjencia Balkan Insight raporton se ‘kryeministri Edi Rama njoftoi të premten se ka propozuar Vlora Hysenin për postin e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror – një ish-drejtuese e shkarkuar e shërbimit inteligjent të Kosovës’.

“Hyseni punon prej gati dy vitesh si këshilltare për sigurinë pranë zyrës së kryeministrit Rama, ndërsa më herët ka shërbyer në Kosovë si zv/drejtore dhe drejtore e komanduar e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Hyseni është shkarkuar nga kjo detyrë në qershor të 2021, me urdhër të kryeministrit kosovar,  Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Propozimi i Ramës u prit me shqetësim nga opozita, e cila i kërkoi presidentit Bajram Begaj që të marrë informacion të plotë nga institucionet e Kosovës mbi arsyet e largimit nga detyra të znj. Hyseni,” shkruan BIRN.

Ndërkohë, analisti Ylli Manjani ka ironizuar me këtë lajm.

“Po të ishte se në krye të SHISH duhej vënë një jo shtetas shqiptar, të kishte propozuar McGonigal më mirë. Mbase e ndihmonte disi korbin me akuzat që mban në kurriz atje për llogari të shokëve shqiptarë…

Ta bënte qokën tamam, jo me të shkarkuarit nga shteti i Kosovës. Ta bënte me të shkarkuarit e Amerikës. Në mos McGonigal, ta bënte me Rossinin a ç’i thonë atij tjetrit. Fundja edhe Goni apo Dori e qanin atë punë…

Fundja ç’rëndësi ka SHISH,siguria e shteti kur çdo gjë këtu është në pazar!

***

A mund ta imagjinojë dikush që në krye të CIA të jetë një anglez?! Apo në krye të shërbimit gjerman një austriak?!” shkruan Manjani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.