E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bisede me Kristaqin që feston Bajramin
Publik News

Bisede me Kristaqin që feston Bajramin

Gazetari Ben Blushi ka ndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ një bisedë me një qytetar në Elbasan, i cili ka rrëfyer dramën e tij.

Blushi tregon se si Kristaqi ishte dëmtuar në kokë gjatë kohës që punonte në ndërtim. E gjithë biseda mes tyre kishte nisur kur gazetari kishte parë që ditën e Kurban Bajramit Kristaqit i kishin dhënë dhuratë me rastin e kësaj feste një kec të therur.

BISEDA
NJERIU ME MISH
Në Elbasan pashë një burrë që mbante një kafshë në krahë.
Ça është ky?
Kec
Ku e gjete?
Ma dhanë
Kush ta dha?
Ata të fondacionit
Pse ta dhanë?
Ata japin ndihma
Pse japin ndihma?
Për Bajram
Do e festosh Bajramin?
Do e festoj
Si quhesh?
Kristaq
Me kë jeton?
Me gruan
Po fëmijë ke?
Nuk kam
Pse nuk ke?
Ashtu qëlloi
Ça pune bën?
Nuk punoj
Pse nuk punon?
Jam i sëmurë
Ça sëmundje ke?
Jam dëmtuar në kokë
Ku u dëmtove?
Në ndërtim
Çfarë të ndodhi?
Rashë nga lartësia
U vrave?
Mu mpiks gjaku
Të ndihmoi kompania?
Asnjë lek
Si nuk more asgjë?
Jo
Po pse?
Ata hanë mishin tonë ne hamë mishin e kafshëve
Ç’do e bësh gjithë këtë mish?
Do ta ha
Kush e ka therrur?
Fondacioni
Ata ia hoqën kokën?
Ata
Ku është koka?
Nuk e di
Si nuk e di?
Unë nuk di ku kam kokën time
Do e haje kokën e kecit?
Jo
Pse nuk do e haje?
Ika tani
Pse po ikën?
Po më sulmojnë mizat
Ç’duan mizat nga ty?
Duan të më hanë kecin
Do e futësh në frigorifer?
Do e fus në legen
Pse në legen?
Është shumë vapë
Do e lash?
Do i bëj dush
Do i bësh dush kecit?
Do i bëj
Mirupafshim Kristaq
Mirupafshim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.