E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bizneset dhe qytetarët po zhvendosin kreditë nga euro në lekë
Lajme

Bizneset dhe qytetarët po zhvendosin kreditë nga euro në lekë

Luhatjet e shumta që po njeh monedha europiane, euro në Shqipëri, po krijon një zhvendosje të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar.

Muajt e fundit është vërejtur tendenca që shumë individë dhe biznese të mbyllin para kohe kreditë në euro dhe t’i zëvëndësojnë ato me kredi me lekë.

Kjo tendencë konfirmohet nga Banka e Shqipërisë, që evidenton se te individët, në muajt e fundit është vërejtur një ritëm konstant i kësaj zhvendosje, ndërsa te bizneset ka një rritje më të fortë.

Sa i përket bizneseve, rezulton se vetëm në 3 muajt e fundit të vitit janë mbyllur 90 kredi në euro me një shumë prej 4.6 miliardë lekësh.

Ky numër i lartë i kredive të mbyllura, është 3 herë më i lartë në krahasim me periudhën paraardhëse.

Historikisht interesat e kredive ne euro ne tregun shqiptar kane qene shume me te uleta se ato ne leke. Por kjo situate eshte permbysur kohet e fundit. Në kushtet aktuale, pasja e një kredie në lekë është më favorizuese, për faktin se normat e interesit janë më të ulëta sesa për kreditë në euro.

Po ashtu, një faktor ndikues është edhe fakti se sistemi bankar, në aspektin rregullativ, të mundëson ndryshimin e monedhës së kredisë, pa pasur penalitet.

Scan TV

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.