Biznesmeni dhe ish-deputeti i PS: 400 milionë euro dalin nga shezlongët
Shyqyri Duraku, biznesmen dhe ish-deputet i PS bën një llogari për të ardhurat që nxjerrin personat që përdorin shezlongët në plazh. Babai i deputes së zgjedhur në 25 prill nga lista e PS, Gerta Duraku, thotë se “kjo perandori” regjistron rreth 400 milion euro të ardhura.
“Për vetëm 400 milion euro të ardhura nga kjo industri, vetëm 3.5 milion arkëtohen nga shteti në formë qeraje. Tregu i shezlongëve çdo vit ka ardhur me rritje, ai për çudi rritet më shpejt se rritja e nr.të shtretërvenë hotele.
Derisa e gjithë kjo pasuri ju është lënë në dorë një nëpunësi në Ministrinë e Turizmit dhe një nëpunësi në Bashki, kjo mbetet një fushëbetejë nga më të egrat ku prodhon vetëm konflikte”, shkruan biznesmeni Shyqyri Duraku.
Më poshtë, reagimi i plotë i tij:

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



