E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BKH “zbarkon” në një biznes në Elbasan, sekuestrohen celularë dhe dosje – në shënjestër lidhjet me Suel Celën
Lajme

BKH “zbarkon” në një biznes në Elbasan, sekuestrohen celularë dhe dosje – në shënjestër lidhjet me Suel Celën

Një aksion i papritur është zhvilluar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Sipas burimeve të Publik.al, kontrollet kanë nisur rreth orës 06:30 dhe janë zhvilluar në ambientet e një subjekti privat që dyshohet se është përfshirë në përfitime të paligjshme të tenderave publikë.

Operacioni po zhvillohet nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe, si pjesë e hetimeve, janë sekuestruar celularët e punonjësve, dokumentacion, dosje dhe materiale të tjera të rëndësishme që mund të shërbejnë për zbardhjen e një skeme të dyshuar korrupsioni dhe favorizimi klientelist.

Burime konfidenciale konfirmojnë për Publik.al se kompania në fjalë ka përfituar një numër të konsiderueshëm tenderash në Elbasan, në rrethana të dyshimta dhe me mbështetje politike e kriminale në sfond.

Në qendër të hetimeve është edhe emri i Luan Tabakut, një personazh i njohur lokal që, sipas të njëjtave burime, dyshohet të ketë lidhje të drejtpërdrejta me Suel Celën, figura e shumëpërfolur e botës së krimit në Elbasan.

Lidhja mes politikës, biznesit dhe krimit të organizuar në këtë rast duket se po kalon nga faza e dyshimeve në fazën e provave konkrete, ndërsa BKH dhe SPAK kanë ndërmarrë një prej operacioneve më të rëndësishme të javëve të fundit në qytetin e Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.