E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bledian Koka: Rama po bëhet gati të godasë një tjetër media kombëtare Top Channel
Lajme

Bledian Koka: Rama po bëhet gati të godasë një tjetër media kombëtare Top Channel

Gazetari Bledian Koka dënon dhunën e kryeministrit Edi Rama ndaj medias. 

Koka tha se pas News24, kryeministri po përgatitet për të goditur një tjetër media kombëtare, që kohët e fundit ka qenë kritike ndaj qeverisë së tij.

Bledian Koka: Tre muaj më parë News24 bëri një kronikë ku denoncoi largimin e turistëve të llahtarisur nga Golemi, por në të njëjtin edicion kishte edhe një kronikë tjetër ku thoshte se Tirana po gëlonte nga turistët, që është Tirana e Erion Veliajt. Televizioni në fjalë është futur mes një lufte. Lufta vazhdon. Atë që i ndodhi sot News24 unë mendoj që do t’i ndodhë shumë shpejt një tjetër media kombëtare, por që është bërë po aq opozitare sa Syri. Top Chhannel kohët e fundit ka qenë kritike me qeverine duke devijuar nga propapanda që bënte  për qeverinë Rama.

Ata që e ndjekin median rregullisht e kuptojnë se për këtë e kanë fjalën. Unë e shoh si betejë brenda llojit. Raporti mes medias dhe politikës nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Rama po jep mesazhin e tij, sigurisht është dëm për median, por është edhe për brenda llojit për ata që u shkon mendja se mund të dalin nga rreshtat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.