E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blendian Dalipi i OSSH-së vijon me vjedhjen e radhës Dalipi vazhdon i qetë vjedhjen e radhës, 380 MLN pa garë S
Lajme

Blendian Dalipi i OSSH-së vijon me vjedhjen e radhës Dalipi vazhdon i qetë vjedhjen e radhës, 380 MLN pa garë S

Blendian Dalipi duke parë që askush në SPAK nuk denjon as t’i hedhë ndonjë sy tenderave të panumërt abuzivë që ka bërë deri më sot, vazhdon i qetë e pa probleme të vjedhë sa të mundet fondet e buxhetit të shtetit.

Në rastin më të fundit rezulton se ka  dhënë tak-fak plot 380 milionë lekë të vjetra me TVSH në një tender ku ka marrë pjesë vetëm një kompani. Pra jemi në kushtet e një mungese totale të konkurrencës.

Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Shërbim i ruajtjes dhe shoqërimit të vlerave monetare për Njësinë e Koordinimit Fier & Vlorë FSHU sh.a” me një fond limit në vlerën 31,475,730 lekë të reja pa TVSH ose rreth 380 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Tenderi në fjalë mban këtë numër reference: REF-88927-11-23-2023. Duke shfletuar dokumentacionin që zotëron JOQ Albania nga ky tender, shikohet se ka marrë pjesë në të vetëm ai që ka fituar.

Bëhet fjalë për kompaninë “Myrto Security” që ka ofruar vlerën 31,045,254 lekë të reja pa TVSH ose gati 380 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga një investigim paraprag rezulton se kompania në fjalë zotërohet nga Hysni Myrtaj.

Abuzimi skandaloz në këtë tender, përveç mungesës së konkurrencës, shihet qartë në faktin se vlera fituese është sa 98.6% e fondit limit. Të gjitha këto tregojnë qartë se Blendian Dalipi i OSSH-së jo vetëm ka vazhduar të vjedhë në mënyrë galoponte por prej kohësh nuk e gjen asgjë nga autoritetet që duhet të hetojnë abuzimet me tenderat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.