E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Blindohet” Kisha e Laçit, si do menaxhohet pelegrinazhi për 13 javë
Lajme

“Blindohet” Kisha e Laçit, si do menaxhohet pelegrinazhi për 13 javë

Policia e Lezhës dhe Policia e Kurbinit kanë vënë në zbatim një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kisha e Shna Ndout, i cili ka nisur më 17 mars dhe zhvillohet çdo të martë për 13 javë radhazi.

Sipas njoftimit zyrtar, fokusi i këtij plani është garantimi i rendit dhe sigurisë, përmes parandalimit të ngjarjeve kriminale, menaxhimit të fluksit të besimtarëve, si dhe shmangies së aksidenteve rrugore dhe kaosit në qarkullim.

Për këtë qëllim, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur përgjatë aksit Autostradë-Laç, deri në afërsi të kishës, për të orientuar lëvizjen e mjeteve dhe për të parandaluar bllokimet.

Prezencë e shtuar policore raportohet edhe në zonat kyçe si Patok, pranë Gjykata e Laçit dhe në afërsi të varrezave të qytetit.

Ndërkohë, efektivë policie janë dislokuar edhe në hyrje-daljet e vendparkimeve rreth kishës, si dhe në segmentin malor, ku fluksi i automjeteve paraqet rrezik më të lartë për trafik të rënduar.

Në terren janë angazhuar patrulla të Rendit Publik, Policisë Rrugore dhe Policisë Kriminale, me synim garantimin e sigurisë për të gjithë besimtarët dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të respektojnë udhëzimet e policisë, në mënyrë që pelegrinazhi të zhvillohet i qetë dhe pa probleme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.