E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 40-vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, policia zbardh detajet
Lajme

Vrasja e 40-vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, policia zbardh detajet

Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë një 40-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat alias Lika, alias Kokaj dhe alias Nure, rreth 40 vjeç.

I plagosur rëndë, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale për administrimin e provave, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë informacion shtesë mbi dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.