Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi Altin Dumanin si një ndër 10 kampionët globalë antikorrupsion.
Këtë vlerësim e mori për punën e tij si kreu i SPAK-ut, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i dorëzoi Dumanit titullin e kampionit.
Altin Dumani e drejton SPAK-un që prej dhjetorit 2022.
Pavarësisht akuzave politike që hidhen nga partitë, Altin Dumani vazhdon të jetë një nga njerëzit më të besueshëm, më me integritet.
Ai vlerësohet në maksimum nga qytetarët për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Me drejtimin e SPAK-ut nga Altin Dumani, SPAK-u ka goditur grupet kriminale dhe korrupsionin në nivele të larta.
Prapa hekurave janë dërguar ish-ministra, kryetarë partish, ish-presidenti Meta, ndërsa nën hetim dhe me masa sigurie janë dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë.